Si ndikojnë temperaturat e larta në zemër? Kardiologu shpjegon rreziqet kryesore (VIDEO) NULL NULL 29.06.2026 11:26 29.06.2026 11:26 Kardiologu Fisnik Basholli ka paralajmëruar se temperaturat e larta nuk ndikojnë vetëm në aspektin klimatik, por paraqesin rrezik të shtuar për shëndetin, veçanërisht te pacientët me sëmundje të zemrës dhe te personat e moshuar. “Temperaturat e larta shkaktojnë zgjerim të damarëve periferikë dhe zemra fillon të punojë më shumë për të kompensuar këtë ndryshim, duke rritur konsumin e oksigjenit”, tha Basholli në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. Ai theksoi se edhe një rritje e lehtë e temperaturës mund të ndikojë në rritjen e rasteve me probleme kardiake, ndërsa situata përkeqësohet në periudha të valëve të nxehtësisë. Konsumimi i mjaftueshëm i ujit dhe shmangia e temperaturave ekstreme janë thelbësore për parandalimin e komplikimeve”, tha mes tjerash Basholli./Klankosova.tv Ndiqni deklarimin e plotë: