‘Nervozohet’ Benita, reagon pas deklaratave për pamjen e saj (VIDEO) NULL NULL 29.06.2026 11:08 29.06.2026 11:08 Ish-banorja e BBVK-së, Benita Zena ka reaguar pas komenteve ku është diskutua për pamjen e saj fizike. Ajo u shpreh se është ndjerë e lënduar nga deklaratat, duke theksuar se përqeshja ndaj një vajze 22-vjeçare nuk është e pranueshme. E sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova gazetari Agon Rexhepi dhe Vesa Kelani theksuan se nuk mbështesin asnjë formë bullizmi. Ata shtuan se u vjen keq që Benita është ndjerë e prekur, por theksuan gjithashtu se personazhet publike shpesh përballen me komente dhe kritika si pjesë e ekspozimit në media.