Policia gjen kallash në veturën e një personi në Drenas NULL NULL 29.06.2026 09:14 29.06.2026 09:14 Foto ilustruese. Policia ka bërë të ditur se një person në Drenas është vetaksidentuar dhe gjatë intervenimit në aksident, policia ka gjetur një kallash brenda veturës. Në njoftimin e policisë thuhet se arma me fishekë është konfiskuar dhe i dyshuari është intervistuar. “I dyshuari mashkull kosovar ishte vetë aksidentuar, dhe policia gjatë intervenimit në aksident, ka hasur në një armë zjarri AK-47 me 20 fishekë të cilën i dyshuari e kishte brenda veturës. Arma me fishekë është konfiskuar, dhe i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv