Të shtëna në Jezerc të Ferizajt, sekuestrohet një armë NULL NULL 29.06.2026 09:02 29.06.2026 09:02 Dje rreth orës 20:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Jezerc, në vendin e quajtur “Livadhet e Kishës”, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Hetuesit, së bashku me Njësinë Reaguese, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin F.R, 23-vjeçar dhe te ai kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, të cilën e kishte me leje. “Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me autorizim të tij është intervistuar i dyshuari dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”dhe është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./Klankosova.tv