Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zvicra pro vazhdimit të qëndrimit në KFOR, shton edhe numrin rezervë

NULL NULL
12.06.2026 12:43
© VBS-DDPS

Pjesëmarrja e Zvicrës në KFOR do të zgjatet deri në fund të vitit 2029. Duke ndjekur Këshillin e Shteteve, edhe Këshilli Kombëtar ka dhënë dritën jeshile me 129 vota pro dhe 61 kundër, dhe madje ka rritur kontingjentin maksimal të Swisscoy në 300 ushtarë.

Projektligji parashikon që Këshilli Federal të mundet, gjatë mandatit, ta rrisë numrin e kontingjentit me 30 ushtarë në rast nevoje. Këshilli Kombëtar, ndërkaq, e ka rritur këtë numër në 85, raporton Klankosova.tv.

“Konteksti evropian po ndryshon vazhdimisht. Partnerët e Zvicrës mund të detyrohen t’i ulin efektivat e tyre në Ballkan për t’i zhvendosur diku tjetër. Zvicra duhet të jetë në gjendje të reagojë shpejt”, ka shpjeguar anëtarja e Këshillit Nacional, Isabelle Chappuis në emër të komisionit.

Siç ndodh edhe aktualisht, kontingjenti zviceran duhet gjithashtu të mund të rritet përkohësisht me deri në 50 ushtarë për qëllime mirëmbajtjeje dhe me deri në 20 ushtarë për të siguruar vetë mbrojtjen e tij. “Këto dy mundësi nuk janë përdorur asnjëherë deri tani”, ka sqaruar deputetja nga Vaud.

Vazhdimi i angazhimit zviceran justifikohet sepse, siç raporton transmetuesi publik zviceran RTS, megjithëse situata është e qetë, “ajo mbetet e paqëndrueshme, veçanërisht në veri të vendit”.

Misioni ndërkombëtar i mbështetjes së paqes në Kosovë është dashur të forcohet dy herë në vitin 2023 pas incidenteve të rënda të sigurisë.

Çështja kthehet në Këshillin e Shteteve. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme