Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkohen në koncertin për Ditën e Çlirimit

NULL NULL
12.06.2026 14:21

Në kuadër të Ditës së Çlirimit, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” sjell koncertin festiv “Liria na Bashkon”, i cili mbahet sonte nga ora 19:00 në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.

Kjo mbrëmje i kushtohet trashëgimisë kulturore, historisë dhe lidhjeve të pandashme mes shqiptarëve kudo që jetojnë.

Në këtë koncert do të bashkohen në një skenë tre ansamble kombëtare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke sjellë këngë, valle dhe interpretime që pasqyrojnë historinë, identitetin dhe shpirtin e popullit shqiptar, që ruajnë dhe përcjellin identitetin kombëtar brez pas brezi./Klankosova.tv

 

 

 

lajme të ngjashme