Agjutanti i Gardës së Ajovës: Urime popullit të Kosovës për përvjetorin e çlirimit NULL NULL 12.06.2026 15:35 12.06.2026 15:35 Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Steve Osborn, ka uruar popullin e Kosovës në 27 vjetorin e çlirimit. Në një postim të tijin në Facebook, Osborn tha se me krenari bashkohet “me miqtë tanë në Republikën e Kosovës për të festuar Ditën e Çlirimit – një ditë që nderon guximin, sakrificën dhe vendosmërinë e atyre që siguruan lirinë e Kosovës dhe hodhën themelet për një komb demokratik dhe sovran”. “Shtetet e Bashkuara dhe Kosova ndajnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt të ndërsjellë dhe një angazhim për paqen dhe sigurinë. Garda Kombëtare e Ajovës është veçanërisht e nderuar që qëndron përkrah partnerëve tanë të Kosovës përmes Programit të Partneritetit Shtetëror, ku dekada bashkëpunimi, miqësie dhe bashkëpunimi ushtarak kanë forcuar si forcat tona ashtu edhe kombet tona”, ka thënë Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Steve Osborn, raporton Klankosova.tv. Gjeneral Majori Osborn tha në fund se pret edhe shumë vite tjera partneriteti e suksesi mes dy vendeve. “Urime popullit të Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm. Presim me padurim shumë vite të tjera partneriteti, miqësie dhe suksesi të përbashkët”, shkroi në fund Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Steve Osborn. /Klankosova.tv