Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti po kërkon votuesit e humbur? Krasniqi: Kjo shpjegon deklaratën e fundit të tij (VIDEO)

NULL NULL
12.06.2026 14:41
Vullnet Krasniqi, Kosova Today Klankosova

Gazetari Vullnet Krasniqi në “Kosova Today” në Klan Kosova, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është duke kërkuar përgjigje se ku i kanë mbetur 130 mijë votuesit nga zgjedhjet e kaluara.

Sipas tij, për të zbuluar këtë “rrjedhje” po bëhen dhe do të bëhen në ditët në vazhdim deklarata të ndryshme. Ai thotë se kurdo që LVV e zbulon këtë ikje, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

“Mua më shumë kjo po me duket si ankesë e Kurtit, ai po ankohet me demek po thotë ‘veç ka thonë qajo gjykatë se të duhet 80 (deputet) se unë s’ti kisha vetë këta kurrë, e kisha zgjedh presidentin’. Unë kështu, sipas gjuhës së popullit, kështu e lexoj këta. Por zona e ferrit për Vetëvendosje qetash është me ditë 130 mijë njerëz a janë kundër tyne sepse s’kanë dalë hiç me votu, apo veç kanë pritu me votu. Derisa te gjejnë Vetëvendosje këtë, kena me pa turlifarë deklarate, turlifarë gatishmërie. Kur ta zbulojnë, pak a shumë se qaj votuesi që s’ka dalë a është kundër tyne apo veç i vynë me u zgjua pak, atëherë ne shkojmë në zgjedhje të reja”, ka thënë Krasniqi.

Ai poashtu bëri pyetjen se a ka kohë të mjaftueshme Kurti që ta zgjojë votën e humbur të këtyre zgjedhjeve  dhe “cila do të jetë storia e fortë” me të cilën do të arrijë t’i rikthejë të njëjtit.

Ndiqeni deklarimin e tij më poshtë:

lajme të ngjashme