Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Elon Musk në rrugë për t’u bërë trilioneri i parë

NULL NULL
12.06.2026 16:36

Kompania SpaceX ka debutuar në bursë, dhe kjo mund ta bëjë pronarin e saj, Elon Musk, personin e parë që arrin pasuri trilionëshe, raporton BBC, përcjell Klan Kosova.

SpaceX po synon të mbledhë 75 miliardë dollarë, duke shënuar një rekord të ri, e me të edhe duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga gjiganti i naftës Saudi Aramco, që kishte mbledhur 25.6 miliardë dollarë në vitin 2019.

Nëse shitjet e aksioneve e arrijnë çmimin e sugjeruar të kompanisë prej 135 dollarësh, kjo do ta vinte themeluesin Elon Musk në rrugën e duhur për t’u bërë trilioneri i parë në botë.

Musku kontrollon më shumë se 80 për qind të firmës së eksplorimit të hapësirës, ​​e cila ndërton raketa dhe infrastrukturë që përdoret nga NASA.

lajme të ngjashme