Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Votat për deputetë – Përfundon numërimi në Gjilan dhe Prizren, vazhdon në Prishtinë

NULL NULL
12.06.2026 17:25

Janë duke vazhduar aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi  deri më tani, procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 37 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 2,425 nga 2,498 vendvotime apo 97.07%.

“Procesi i numërimit dhe verifikimit nuk është përmbyllur ende në QKN-në e komunës së Prishtinës (189/262). Numri i vendvotimeve të mbetura nga kjo komunë është 73”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Qendrat Komunale të Numërimit të cilat kanë përfunduar këto aktivitete janë:

E hënë, 8 qershor, deri në orën 24:00: 1. Junik (6/6); 2. Shtërpcë (17/17); 3. Hani i Elezit (11/11); 4. Partesh (7/7); dhe 5. Mamushë (5/5).

E martë, 9 qershor, deri në orën 16:00: 6. Zubin Potok (15/15); 7. Zveçan (11/11); 8. Kllokot (8/8); dhe 9. Novobërdë (23/23); 10. Obiliq (34/34); 11. Shtime (33/33); 12. Ranillug (10/10); dhe 13. Mitrovicë Veriu (21/21).

E mërkurë, 10 qershor, deri në orën 16:00: 14. Deçan (48/48); 15. Dragash (57/57); 16. Kamenicë (46/46); 17. Graçanicë (33/33); 18. Klinë (62/62); 19. Viti (62/62); 20. Kaçanik (44/44); 21. Rahovec (75/75); dhe 22. Leposaviq (25/25).

E mërkurë, 10 qershor, deri në orën 24:00: 23. Istog (60/60); 24. Skenderaj (71/71); 25. Malishevë (72/72); 26. Drenas (73/73); 27. Lipjan (83/83); 28. Pejë (135/135); dhe 29. Podujevë (103/103).

E enjte, 11 qershor deri në orën 16:00: 30. Fushë Kosovë (62/62); 31. Ferizaj (146/146); 32. Suharekë (86/86); 33. Vushtrri (89/89); 34. Mitrovicë e Jugut (100/100); dhe 35. Gjakovë (144/144).

E premte, 12 qershor deri në orën 16:00: 36. Gjilan (127/127); dhe Prizren (232/232).

 

 

 

lajme të ngjashme