Zjarr në kodrat e Peshtanit, zjarrfikësit shmangin përhapjen NULL NULL 26.07.2026 21:45 26.07.2026 21:45 Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Peshtanit të Fierit, duke djegur një sipërfaqe me shkurre dhe lisa. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, zjarrfikësit e Fierit kanë ndërhyrë në terren, duke nisur operacionin për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zona të tjera. Falë ndërhyrjes së tyre, vatra e zjarrit është vënë nën kontroll dhe më pas është bërë e mundur shuarja e plotë e flakëve. Ndërkohë, autoritetet vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e zjarrit, veçanërisht për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të favorshme për përhapjen e flakëve./A2Cnn