Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmi në Berlin, rrethohet zona ku u vra i dyshuari: Ai sulmoi policët me thikë  

NULL NULL
26.07.2026 21:34

Policia gjermane e ka rrethuar zonën ku është vrarë i dyshuari për sulmin në “Paradën e Krenarisë” në Berlin.

Imazhet janë bërë publike nga vendi i ngjarjes në Spandau, një lagje perëndimore e Berlinit, ku i dyshuari në sulmin e mbrëmshëm është qëlluar për vdekje.

Zona është plot me policë, të cilët kanë thënë se e kanë hasur të dyshuarin në një parcelë tokash.

Vrasja e tij, sipas policisë, ka ndodhur pasi i dyshuari sulmoi oficerët me thikë.

“Na u desh ta ndalonim, e bëmë këtë me armë zjarri dhe ai vdiq”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë.

Policia ka thënë se për momentin nuk po kërkon persona të tjerë, si të dyshuar për përfshirje në rast. /Klankosova.tv

Policia e vret të dyshuarin për sulmin në “Paradën e Krenarisë” në Berlin

lajme të ngjashme