Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia e vret të dyshuarin për sulmin në “Paradën e Krenarisë” në Berlin

NULL NULL
26.07.2026 19:43

Policia gjermane e ka vrarë të dyshuarin për sulmin në aktivitetin e “Paradës së Krenarisë” në Berlin.

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit ka njoftuar se i dyshuari në sulmin e djeshëm vdiq pasi policia përdori armët e zjarrit kundër tij.

Policia kishte nisur një operacion të gjerë kërkimi pas sulmit, me përfshirjen e qindra efektivëve.

Derisa, numri i të lënduarve ka shkuar në 29, ndërkaq, i dyshuari është shtetas gjerman me prejardhje libaneze.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar, gjatë një aktiviteti të Paradës së Krenarisë që po mbahej në kryeqytetin gjerman.

Autoritetet më herët e kishin cilësuar sulmin si terrorist, dhe kancelari gjerman ka thënë se nuk do të lejohet që ekstremistët nuk do të kenë vend në shoqërinë gjermane.

Hetimet për të zbardhur motivin e sulmit dhe rrethanat e plota të ngjarjes po vazhdojnë, kurse autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të analizave të provave të mbledhura.

lajme të ngjashme