Daku e fillon sezonin e ri me një gol për Rubin Kazanin NULL NULL 26.07.2026 19:25 26.07.2026 19:25 Foto Ilustrim Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku, ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, duke realizuar gol në ndeshjen e parë të Rubin Kazanit në elitën e futbollit rus. Rubin Kazani kaloi në epërsi 1:0 ndaj Krasnodarit falë golit të Dakut në minutën e 13-të. Sulmuesi kosovar realizoi një gol të bukur, duke u bërë protagonist që në start të kampionatit, raporton Klankosova.tv. 1-0 Daku (https://t.co/gNakQxx3g8) pic.twitter.com/mnNcl6sB7O — RPL Sky (@RPLNews_eng) July 26, 2026 Me këtë gol, Daku vazhdon formën e mirë dhe konfirmon rëndësinë e tij në repartin ofensiv të skuadrës ruse.