E kryer, Diomande te Real Madridi për 100 milionë euro NULL NULL 26.07.2026 21:20 26.07.2026 21:20 Ylli i Bregut të Fildishtë, Yan Diomande pritet të jetë lojtari më i ri i klubit mbretëror, Real Madrid. Raportimet e fundit thonë se ai ka arritur marrëveshje për transferimin te gjiganti spanjoll për një shumë prej 100 milionë eurosh. Lajmin për arritjen e marrëveshjes e ka dhënë gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano. Ai ka thënë se marrëveshja mes Real Madridit dhe RB Lepizig është arritur dhe se sipas tij, zyrtarizimi për 19-vjeçarin do të bëhet javën e ardhshme. Diomande ka vendosur të bashkohet me Real Madridin, pasi që Paris Saint Germain i ka lënë sonte të gjitha bisedat për anësorin. Ai do të jetë transferimi i radhës për trajnerin Jose Mourinho që ka marrë sërish drejtimin e klubit mbretëror. /Klankosova.tv