E rëndë: Vetura përplas për vdekje fëmijën në rrugën Korçë-Ersekë NULL NULL 12.06.2026 17:58 12.06.2026 17:58 E rëndë: Vetura përplas për vdekje fëmijën në aksin Korçë-Ersekë Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Kamenicë në aksin Korçë-Ersekë të Shqipërisë. A2 CNN raporton se një automjet ka përplasur për vdekje një fëmijë. Raportohet se automjeti ka goditur një fëmijë 4 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Korçës. Sipas policisë, fëmija ka qenë duke lëvizur në aksin nacional kur është goditur nga mjeti, i cili po lëvizte nga Korça në drejtim të Qafës së Qarrit, transmeton Klankosova.tv Në momentin e aksidentit, mësohet se fëmija ka qenë i vetëm në rrugën nacionale pasi shtëpinë e kishte pak më në thellësi të këtij aksi, ndërsa në fillim u raportua se ishte i shoqëruar nga nëna e tij. Drejtuesi i mjetit ka tentuar të shmangë përplasjen me 4-vjeçarin dhe ka përfunduar në anën tjetër të rrugës. Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në komisariatin e Korçës ku po merret në pyetje për të sqaruar më shumë dinamikën e këtij aksidenti.