(Ish-)trajneri i Muriqit gjen punë të re NULL NULL 12.06.2026 17:14 12.06.2026 17:14 Martin Demichelis ka arritur marrëveshje për t’u bërë trajner i RB Leipzigut. Argjentinasi aktualisht është trajner i Vedat Muriqit te Real Mallorca por nuk arriti dot të shpëtojë klubin të mos bie nga La Liga. Marca ka raportuar se Leipzigu do t’ia paguajë klauzolën e lirimit që e ka te klubi spanjoll, dhe të zëvendësojë Ole Wernerin me të. Gjermania është vend i njohur për ish-qendërmbrojtësin i cili kishte luajtur për shumë vite te Bayern Muncheni, madje duke shërbyer për një periudhë si trajneri i Bayern Munche II-shit.