Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cristiano Ronaldo në qendër të basteve: A do të qajë në Kupën e Botës?

NULL NULL
12.06.2026 18:42

Ana emocionale e yllit legjendar portugez mund ta bëjë dikë të pasur.

Sot, portali i njohur globalisht Polymarket filloi të pranojë baste nëse Cristiano Ronaldo do të qajë gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës.

Ronaldo është kapur disa herë nga kamerat duke qarë – në Euro 2004 dhe gjatë Kupave të Botës në vitet 2022, 2018 dhe 2014, si dhe në finalet e Ligës së Kampionëve, ku ai nuk i ka përmbajtur kurrë emocionet.

Këtë herë, lojtarët më të mprehtë po kërkojnë të përfitojnë nga ndjenjat e tij. Si rezultat, shanset që Cristiano të shihet përsëri duke qarë në një turne të madh janë vendosur në një shifër marramendëse prej 71%.

Ndërkohë, tifozët janë të bindur se Ronaldo do të qajë – qoftë nga fitorja apo nga humbja – pasi ky Kupë Bote ka të ngjarë të jetë i fundit për të. /Klankosova.tv 

lajme të ngjashme