Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barcelona padit Perezin, përshkallëzohet konflikti me Realin

NULL NULL
12.06.2026 20:24

Barcelona ka nisur zyrtarisht procedurat ligjore kundër presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, duke e akuzuar për shpifje dhe dëmtim të imazhit të klubit.

Vendimi vjen pas deklaratave që Perezi bëri në një konferencë për shtyp më 12 maj dhe në një intervistë të dhënë një ditë më vonë.

Klubi katalanas njoftoi se ka marrë hapin e parë ligjor përpara paraqitjes së një padie penale për shpifje sipas nenit 205 të Kodit Penal spanjoll. Barcelona kërkon që Florentino Perezi t’i tërheqë deklaratat, duke i cilësuar ato si të rreme, shpifëse dhe fyese ndaj imazhit dhe reputacionit të klubit.

Nëse Perezi nuk reagon sipas kërkesës së Barcelonës, klubi ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kallëzimin penal, duke e çuar përplasjen mes dy rivalëve më të mëdhenj të futbollit spanjoll edhe në sallat e gjyqit.

lajme të ngjashme