40% e të moshuarve në Japoni duan të vazhdojnë të punojnë, shkak nevoja për rrogë NULL NULL 12.06.2026 13:47 12.06.2026 13:47 Gati 40 për qind e japonezëve të moshës 65 vjeç e lart dëshirojnë të vazhdojnë të punojnë me pagesë për shkak të nevojave financiare. Kështu thuhet në një raport të publikuar nga qeveria japoneze mbi plakjen e popullsisë, raporton ‘The Japan Times’, transmeton Klankosova.tv Të dhënat tregojnë se përqindja e të moshuarve që duan të mbeten aktivë në tregun e punës është dukshëm më e lartë se në Shtetet e Bashkuara, Gjermani dhe Suedi. Nga japonezët që dëshirojnë të vazhdojnë punën, pothuajse gjysma prej tyre thanë se motivi kryesor është fitimi i të ardhurave. Ndërkaq, 25 për qind deklaruan se puna iu ndihmon të ruajnë shëndetin dhe të ngadalësojnë procesin e plakjes. Sipas raportit, në vitin 2025, personat mbi 65 vjeç përbënin 13.7 për qind të fuqisë punëtore në Japoni. Shkalla e punësimit për këtë grupmoshë është rritur vazhdimisht për 22 vite me radhë. Vitin e kaluar, 54.5 për qind e personave të moshës 65-69 vjeç ishin të punësuar, 36.2 për qind e atyre 70-74 vjeç dhe 12.6 për qind e personave 75 vjeç e lart. Raporti vëren gjithashtu se plakja e popullsisë po vazhdon me ritme të larta. Në tetor të vitit të kaluar, 29.4 për qind e popullsisë japoneze ishte mbi 65 vjeç, një rritje prej 0.8 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë. Kjo shifër pritet të arrijë pothuajse 40 për qind deri në vitin 2070. /Klankosova.tv