Hamzës: S’ka rezultate, ndërrohet Qeveria (VIDEO) NULL NULL 18.01.2025 21:13 18.01.2025 21:13 Bedri Hamza, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, sot ka qenë në një tubim masiv me qytetarë të Obiliqit. Ai para të pranishmëve ka thënë se Qeveria e VV-së duhet të ndërrohet, sepse nuk ka prodhuar rezultate, raporton Klan Kosova. Hamza qytetareve të cilëve iu drejtua, ua lë një epitet: “Obiliqi është zemra e energjisë, ju i jepni dritë krejt Kosovës”. Ai premtoi mbështetje për zhvillimin ekonomik të vendit, përfshirë bizneset, por edhe punëtorët. /Klankosova.tv