Zjarrin në një autosallon në Çagllavicë e shkaktuan dy persona, u panë në kamera NULL NULL 17.09.2024 09:00 17.09.2024 09:00 Foto ilustruese e Policisë së Kosovës. Policia ka dhënë detaje rreth djegies së dy veturave mbrëmë në Çagllavicë. Sipas raportit policor, pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se zjarrin e kanë shkaktuar dy persona të panjohur të cilët kishin shkuar aty me një veturë të panjohur. “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në parkingun e auto sallonit të tij, i cili ndodhet në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj në Çagllavicë nga zjarri janë djegur dy vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarri. Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se zjarrin e kanë shkaktuar – kanë djegur veturat dy persona të panjohur të cilët kishin shkuar aty me një veturë të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thotë policia, njofton Klankosova.tv.