Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zjarr në shkollën fillore në Ballsh, digjet depoja e librave

NULL NULL
03.01.2023 17:26

Shkolla 9-vjeçare “ 5 Shkurti” në Ballsh është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Zjarri është pikasur nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar repartin zjarrfikës të Mallakastrës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve duke shmangur përhapjen e tij në ambientet e tjera të shkollës.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar pasi shkolla që nga data 27 dhjetor nuk ka nxënës, por ka pasur vetëm dëme materiale, raporton Oranews, përcjell Klankosova.tv

Sipas burimeve, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike. Ndërkohë është djegur një bankë të cilën policia e ka nxjerrë në ambientet e jashtme si dhe depoja e librave.

Aktualisht  po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që shkaktuan zjarrin.

lajme të ngjashme