Zimbabve, dhjetë persona vdesin nga sëmundja e kolerës NULL NULL 09.09.2018 19:26 09.09.2018 19:26 Përhapja e sëmundjes së koleras ka lënë të vdekur të paktën 10 persona në kryeqytetin e Zimbabves, Harare, ka bërë të ditur një zyrtar i shëndetësisë së këtij shteti. Vdekja e tyre erdhi si pasojë e pirjes së ujit të ndotur. Clemence Duri, drejtoresha shëndetësore e Harare, tha se më shumë se 300 vetë ishin shtruar në spital pas kontraktimit të sëmundjes që shkakton diarre dhe dehidrim të rëndë. “Numri i të vdekurve është rritur në dhjetë. Kemi konstatuar se shpërthimi u shkaktua nga një tub kanalizimesh që ndotin ujin e puseve”, tha Duri, duke shtuar se tubi ishte zëvendësuar. Komuna e qytetit, Harare, ka bërë çmos që të furnizojë me ujë disa vende në periferi për më shumë se një dekadë. Zimbabve e përjetoi përhapjen më të madh të kolerës në vitin 2008 në kulmin e një krize ekonomike ku vdiqën më shumë se 4,000 njerëz dhe 40,000 tjerë u sëmurën.