Arsenali shton presionin për Morgan Rogers NULL NULL 18.07.2026 14:46 18.07.2026 14:46 Arsenali nuk ka hequr dorë nga Morgan Rogers dhe po vazhdon kontaktet me Aston Villan dhe përfaqësuesit e lojtarit. Sipas mediave angleze, 23-vjeçari është i hapur për një transferim në Londër, ndërsa Declan Rice po përpiqet ta bindë shokun e tij të kombëtares. Aston Villa këmbëngul se Rogers nuk është në shitje, por një ofertë rekord mund t’i ndryshojë planet e klubit. Ndërkohë, drejtuesit e Villës kanë nisur të shqyrtojnë emra të rinj për repartin ofensiv, mes tyre Crysencio Summerville dhe Ibrahim Mbaye.