Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një i dyshuar për shitblerje të drogës në Podujevë, konfiskohet marihuanë

NULL NULL
18.07.2026 15:18

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për përfshirje në shitblerje të lëndëve narkotike, në kuadër të Planit Operativ “Vera 2026”, të realizuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia Prishtinë.

Sipas Policisë, hetuesit kanë vepruar pas pranimit të një informate se një person dyshohej se po merrej me shpërndarjen e narkotikëve.

“I dyshuari është lokalizuar në një lokal në Podujevë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin”, tha Policia.

Personi i arrestuar, me inicialet F.S., është intervistuar nga hetuesit, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme