Leeds pranë Julian Brandt NULL NULL 18.07.2026 14:43 18.07.2026 14:43 Julian Brandt është shumë pranë një transferimi te Leeds United. Mesfushori gjerman, i mbetur pa klub pas largimit nga Borussia Dortmund, po zhvillon bisedime të avancuara me klubin anglez. Babai dhe agjenti i tij, Jurgen Brandt, ka qenë gjatë kësaj jave në qendrën stërvitore të Leedsit, ku palët po diskutojnë detajet e marrëveshjes. Roma dhe Juventusi kishin shfaqur interes për 30-vjeçarin, por gjithçka tregon se ai do ta vazhdojë karrierën në “Elland Road”, duke zgjedhur aventurën e re në futbollin anglez.