Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zidane realizon “ëndrrën”, drejt stolit të Francës

NULL NULL
15.07.2026 12:33

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, është gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas përfundimit të epokës së Didier Deschamps.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, marrëveshja verbale mes palëve është arritur prej muajsh dhe tashmë priten vetëm procedurat zyrtare për ta formalizuar emërimin e Zidane si trajner i ri i “Les Bleus”, transmeton Klankosova.tv.

Romano shton se Zidane ka refuzuar disa oferta nga klube të ndryshme gjatë kësaj periudhe, pasi ëndrra dhe objektivi i tij kryesor ka qenë gjithmonë drejtimi i kombëtares së Francës.

lajme të ngjashme