Zi e më zi për Dallasin, përfundon stinori për Irvingun NULL NULL 04.03.2025 17:47 04.03.2025 17:47 Ylli i Dallas Mavericks, Kyrie Irving nuk do të luajë në pjesën e mbetur të sezonit në NBA për shkak të një dëmtimi të rëndë në gjurin e majtë. Sipas raportimeve, Irving ka pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë (ACL) gjatë ndeshjes kundër Sacramento Kings. Kjo është një goditje e madhe për Mavericks, të cilët tashmë po përballen me një numër të madh dëmtimesh në skuadër. I sapoardhuri në vend të Luka Donçiqit, Anthony Davis, po ashtu është jashtë për shkak të lëndimit.