Zhytja për art – Ekspozitë unike nënujore në Portugali (FOTO) NULL NULL 26.03.2023 11:19 26.03.2023 11:19 A keni menduar ndonjëherë se mund të kërkohet një bocë oksigjeni për të hyrë në një ekspozitë arti? Epo, do të jetë një domosdoshmëri nëse doni të shikoni një ekspozitë unike në Portugali. Më pak se dy kilometra larg bregut të Algarve, zhytësit do të jenë në gjendje të eksplorojnë një muze nënujor në një thellësi prej më shumë se dhjetë metra, ku do të shfaqen 13 skulptura të bëra nga pjesë të vjetra nga termocentralet që nuk janë më në funksion. Një nga pjesët që përbëjnë ekspozitën Organizatori i gjithë kësaj është Alexandre Farto, i njohur ndryshe si Vhils, një artist i famshëm portugez i grafitit dhe rrugës, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv. Kjo ekspozitë do të jetë projekti i tij më i shtrenjtë dhe më kompleks deri më tani, ku i gjithë procesi filloi në fillim të vitit 2021 dhe përfshinte rreth 200 persona. Shqetësimi kryesor i Vhilsit në lidhje me projektin ka qenë të garantojë që ai të mbetet miqësor me mjedisin, ndaj në lidhje me këtë u kryen kërkime dhe studime për të vendosur vendndodhjen më të mirë për të zhytur veprat e artit. Organizatorët e muzeut nënujor shpresojnë të fillojnë vendosjen e veprës së artit në fund të tetorit dhe do të jetë e hapur për vizitorët vetëm nga qershori 2024, ndërkaq data varet nga kushtet e detit. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. Skulptura e bërë nga një mulli i vjetër qymyri, e ekspozuar në Lisbonë