Rama publikon pamje nga asfaltimi i rrugës A: Këtë projekt tri herë e ka blloku qeveria NULL NULL 18.06.2026 10:39 18.06.2026 10:39 Rama: Filloi faza finale e asfaltimit në “Rrugën A” në Prishtinë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nisur faza finale e asfaltimit në “Rrugën A”. Në një postim në Facebook, Rama ka bërë të ditur se projekti ka hasur në pengesa administrative dhe ligjore, duke thënë se është bllokuar tri herë nga Qeveria dhe është dërguar në gjykatë. Sipas tij, në të tri rastet komuna ka dalë fituese. “Ka fillu faza finale në Rrugën A, faza e asfaltimit. Këtë projekt tri herë e ka blloku qeveria, tu na çu në gjykatë. Tri herë e kemi fitu rastin. Natyrisht. Tash po kryhet. Prishtinën s’ka që e ndal!”, ka shkruar Rama./Klankosova.tv