Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhegrova: Nuk kam ardhur për një pagë të deputetit, do të kontribuoj në sport (VIDEO)

NULL NULL
28.01.2025 22:23

Lulzim Zhegrova i është bashkuar listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Zhegrova, i njohur në publik si babai i yllit kosovar të futbollit Edon Zhegrova, në një intervistë ekskluzive për Rubikon, ka treguar arsyet pse i hyri kësaj gare.

Zhegrova, që nuk është marrë me politikë më herët, deklaroi se nuk ka ardhur për pagën e deputetit, por thotë se do të japë kontributin e tij në fushën e sportit.

“Unë kam sakrifiku shumë që kam ardhë, nuk kam ardhë këtu për një pagë të deputetit. Por kam ardhë që përvojën time ta sjell dhe ta implementoj këtu sepse është mundësia ta implementojmë. Shumë njerëz më kanë thënë pse je ardhë, nuk ka tjetër arsye vetëm me i ndihmu shtetit me aq sa di dhe me aq sa mundem”, tha Zhegrova në Rubikon.

I pyetur pse i është bashkuar pikërisht Lidhjes Demokratike të Kosovës, Zhegrova ka përmendur dy arsye.

“Kryeministri në ardhje Lumir Abdixhiku ka pasur një përkrahje shumë të madhe për Edonin edhe unë kam vendosur të vij në Lidhjen Demokratike edhe për shkak të programit sportiv”, tha ai.

Zhegrova ka premtuar se nëse merr besimin e qytetarëve me votë, në Kuvendin e Kosovës do ta ngrit zërin për sportin në përgjithësi.

“Programi në të gjitha fushat që e kam parë është program shumë i detajuar për infrastrukturën në përgjithësi po edhe për infrastrukturën sportive. Kjo më ka bind që të vijë, ta provoj dhe të jem kandidat për deputet, tash varet prej qytetarëve sa më votojnë. Nëse do të jem në Kuvendin e Kosovës do ta ngris zërin për sportin në përgjithësi”, theksoi Zhegrova.

lajme të ngjashme