Zhegrova merr 11-shin te “Zonja e Vjetër” NULL NULL 01.09.2025 21:18 01.09.2025 21:18 Është finalizuar me sukses transferimi i yllit kosovar Edon Zhegrova nga Lille te Juventusi, duke e shënuar kështu një hap të madh në karrierën e tij. Në shtëpinë bardhezi, Zhegrova do të mbajë fanellën me numrin 11, duke lënë pas numrin 23 që e shoqëroi në Francë. Ai ka nënshkruar kontratë afatgjatë deri në vitin 2030, ndërsa Juventusi ka paguar 20 milionë euro për shërbimet e tij. Zhegrova bëhet kështu jo vetëm krenari për Kosovën, por edhe një nga emrat më premtues në formacionin e “Zonjës së Vjetër”. /Klankosova.tv