Zhduket një grua nga Ferizaj NULL NULL 14.10.2023 09:03 14.10.2023 09:03 Të enjten një grua ka dalë nga shtëpia e saj në Ferizaj dhe nuk ësht kthyer më. Rastin në polici e ka raportuar bashkëshorti i saj, raporton Klan Kosova. “Ferizaj 12.10.2023-19:00. Me 13.10.2023 ankuesi kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, për motive të panjohura ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.