Zhduket një grua në Prizren, Policia nis hetimet NULL NULL 12.06.2026 11:19 12.06.2026 11:19 Një grua është raportuar e zhdukur dy ditë më parë në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesja ka njoftuar Policinë se e zhdukura është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj. “Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në njoftimin e Policisë./Klankosova.tv