Gjenerali i KFOR-it merr pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut në Prishtinë NULL NULL 12.06.2026 12:52 12.06.2026 12:52 Zëvendëskomandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), brigadieri gjeneral Federico Collina, ka marrë pjesë në një aktivitet për dhurim gjaku të mbajtur në Prishtinë me rastin e Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut. Ky aktivitet, siç thuhet në Facebook, u organizua nga Qendra e Kosovës për Transfuzion të Gjakut, me mbështetjen e Njësisë së Përbashkët Mjekësore të KFOR-it (JMED) dhe Ekipit të Ndërlidhjes dhe Monitorimit (LMT) K8. Sipas KFOR-it, iniciativa të tilla pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të misionit për bashkëpunim me institucionet dhe partnerët lokalë në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.