Zhduket një 86-vjeçare në Rahovec, nis aksioni për kërkimin e saj NULL NULL 24.03.2024 22:47 24.03.2024 22:47 Foto ilustruese. Një grua e moshës 86-vjeçare është zhdukur në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ndërsa operacioni për kërkimin e saj ka filluar. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmur nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, duke bërë të ditur se gruaja ka dalë nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe nuk është kthyer. “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ka nisur një operacion kërkimi në Rahovec. Po kërkohet një grua 86-vjeçare nga fshati Ratkoc, e cila ka dalë nga shtepia sot rreth ores 16″00 dhe nuk është kthyer”, thuhet në konfirmim.