Mbyllet për qarkullim një segment i rrugës “Afrim Zhitia” në Prishtinë, ja rrugët alternative NULL NULL 15.07.2026 20:16 15.07.2026 20:16 Komuna e Prishtinës ka njoftuar se një segment i rrugës “Afrim Zhitia” do të mbyllet për qarkullim për shkak të punimeve infrastrukturore. Në njoftimin e komunës thuhet se Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave do të zhvillojë pjesën nga semaforët te Fakulteti Teknik deri te semaforët te Mensa e Studentëve, në anën e djathtë të rrugës, në drejtim të konvikteve. Mbyllja e këtij segmenti do të nisë më 15 korrik 2026, nga ora 20:00, dhe do të zgjasë deri më 20 korrik 2026, në ora 20:00. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët mund të shfrytëzojnë si rrugë alternative aksin “Xheladin Rekaliu” – “Edmond Hoxha”./Klankosova.tv