Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hani i Elezit: Helmimi me ushqim bën për mjek 90 persona (VIDEO)

NULL NULL
15.07.2026 20:26

Të gjitha dhomat e QKMF-së së Hanit të Elezit, ishin të zëna me pacientë që po marrin infuzion.

Madje, stafit iu desh që të tjerët pacientë t’i shtrijë në aneksin e urgjencës, raporton Klan Kosova.

I gjithë ky fluks jo fort i zakonshëm është për shkak se dyshohet se afro 90 qytetarë u helmuan pas konsumimit të ushqimeve të shpejta në dy fast-foode brenda kësaj komune të vogël kufitare.

Varësisht se sa veta nga një familje u ushyqen në këto lokale gastronomie, ashtu thonë se edhe u prekën nga helmimi.

Pas gjithë kësaj hallakame verore, kjo komunë thotë se e ka njoftuar Inspektoratin Sanitar dhe IKSHPK-në.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Han të Elezit thotë se tre pacientë i kanë referuar për në QKUK, por që të njëjtit nuk janë hospitalizuar.

Po ashtu shton se gjatë të mërkurës kanë pranuar edhe raste të reja me simptoma të ngjashme, por që kanë deklaurar se janë ushqyer në kushte shtëpie.

Ndërkaq nga QKUK kanë bërë të ditur se brenda këtyre 3 ditëve kanë pranuar edhe 5 qytetarë nga rasti i njëjtë për helmim në Han të Elezit.

Për gjithë këtë ngjarje tashmë edhe policia i ka nisur hetimet.

Ndiqni detajet në vijim:

lajme të ngjashme