Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zëvendësministri Hoti pjesë e Panairit të Librit në Frankfurt

NULL NULL
18.10.2016 21:58

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti ka marrë pjesë sot në ceremoninë hapëse të edicionit të sivjetmë të Panairit të Librit në Frankfurt të Gjermanisë.

Panairi i Librit në Frankfurt është ngjarja më e madhe e librit në botë.

Me moton “Kjo është ajo që ne ndajmë”, Flandra dhe Holanda  paraqitën një program të gjerë letrar dhe kulturor për mysafirët e nderit në hapjen solemne të panairit të Librit 2016 në Frankfurt, ku morën pjesë Mbreti dhe Mbretëresha e Holandës, Përfaqësues të Parlamentit Evropian, përfaqësues të lartë politik shtetëror të Gjermanisë, Holandës, Flandrës e më gjerë.

Në këtë panair mori pjesë edhe Kosova ku Shoqata e Botuesve të Kosovës pati stendën e saj prezantuese, e cila është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, transmeton Klan Kosova.

Zëvendësministri Hoti ka viztuar edhe stendën e Kosovës ku u takua me përfaqësuesit e shoqatës dhe së bashku diskutuan rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në një panair të tillë siç është ky në Frankfurt.

Në edicionin e sivjetmë të Panairit të Librit në Frankfurt po marrin pjesë  7,100 ekspozues nga më shumë se 100 shtete.

18_10_2016_5595989_14800789_355685201489407_523873747_n

18_10_2016_3967297_14741591_355685074822753_1685551801_n

14625707_10157638500640717_1036959714_o 14627777_10157638500550717_149921097_n 14800007_10157638500615717_177995228_o 14800852_10157638500545717_40720600_n

14793760_10157638515590717_1840817444_n

14801082_10157638515600717_1977131026_n

 

lajme të ngjashme