Zëri i Kadri Veselit në Hagë: Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën, e drejta do të triumfojë NULL NULL 18.02.2026 14:45 18.02.2026 14:45 Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli ka nisur fjalimin në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton Klan Kosova. Veseli nisi deklaratën i prerë dhe i qartë se e vërteta do të triumfojë. Ai tha se ka një pikë të vetme, fort të rëndësishme, që kjo gjykatë të mbrojë drejtësinë dhe të jetë e paanshme, raporton Klankosova.tv “Po ju drejtohem me një pikë të vetme, Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanësinë. I kam shërbyer gjithë jetën time vendit tim, që çdo qytetar të gëzojë drejtësi dhe bota ta njeh të vërtetën. Edhe në momentet më të errëta, nuk e humba kurrë besimin se e drejta, e vërtetat dhe liria do të triumfonin.” – tha Veseli. /Klankosova.tv