Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zemaj, Qeverisë: Rregullojeni rrugën Pejë-Bjeshkët e Rugovës

NULL NULL
02.04.2026 12:35

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për rrugën Pejë-Bjeshkët e Rugovës.

Ai tha se ajo rrugë është bërë vështirë e kalueshme, dhe po ndikon edhe në turizëm, përpos te qytetarët që jetojnë atje.

“Ka disa vite që ajo rrugë është bërë vështirë e kalueshme, si për banorët, ashtu edhe për turistët. Kërkoj urgjentisht që qeveria të ndërhyjë në këtë pjesë në rregullimin e rrugës”.

“Tash për ata banorë ka qenë edhe një vendim i fundit që edhe më tutje e ka vështirësuar komunikimin dhe pjesën ekonomike që lidhet edhe me jetesën, sepse ata jetojnë në prona private, ndërsa pronat e tyre janë nën kompetencë të mbrojtjes së ligjit që është nën zonë të mbrojtur”.

Ai përmendi edhe Bjeshkët e Deçanit dhe bjeshkët tjera, që tha se janë ngritur në nivel të protestës.

“Kërkoj nga ministria dhe qeveria të ndërmarrë masa dhe të ndërhyjë urgjentisht në këtë pjesë e cila do të sjellë edhe përfitime ekonomike, por edhe të mirëqenies së qytetarëve të asaj ane dhe bjeshkëve në tërësi të Rugovës”.

lajme të ngjashme