Zemaj: Qeveria e ka braktisur popullin plotësisht NULL NULL 20.02.2024 15:48 20.02.2024 15:48 Armend Zemaj. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se “Qeveria e ka braktisur popullin plotësisht”. Zemaj tha se po rriten çmimet e produkteve ushqimore, gjersa çdo ditë po pakësohet shporta e konsumatorit. “Rritja e indeksit të çmimeve nuk ka të ndalur, e pushteti nuk merr asnjë masë, nuk vepron as Autoriteti i Konkurrencës”, tha Zemaj. “Mbi gjysma e familjeve në Kosovë as që po munden me përballu shpenzimet ditore”, tha ai.