Zelensky: Putin po luan me jetët e njerëzve edhe në kohën e Pashkëve NULL NULL 19.04.2025 17:29 19.04.2025 17:29 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Getty Images. Rusia sot ka bërë të ditur se do të ndalojë të gjitha veprimet ushtarake në Ukrainë nga ora 18:00 deri në mesnatën e 21 prillit, kjo për shkak të Pashkëve. Pas kësaj, ka reaguar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë se në të gjithë Ukrainën janë përhapur alarmet për sulme ajrore, duke akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se po luan me jetën e njerëzve. “Në orën 17:15, mbi qiellin tonë u panë drone sulmuese ruse. Mbrojtja ajrore dhe aviacioni ukrainas tashmë kanë filluar të punojnë për të na mbrojtur”. “Dronët në qiell tregojnë qëndrimin e vërtetë të Putinit ndaj Pashkëve dhe ndaj jetës së njerëzve”, ka thënë Zelensky. /Klankosova.tv