Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky propozon bisedime ballë për ballë me Putinin

NULL NULL
05.06.2026 07:28
Zelensky propozon bisedime ballë për ballë me Putinin
Zelensky propozon bisedime ballë për ballë me Putinin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një takim ballë për ballë midis tij dhe presidentit rus, Vladimir Putinit në një përpjekje të re për t’i dhënë fund luftës.

Në një letër të hapur drejtuar presidentit rus, udhëheqësi ukrainas tha se do të ishte “gabim të pritej thjesht” derisa lufta në Evropë të bëhej përsëri në qendër të vëmendjes së ShBA-së, duke shtuar se paqja mund të vinte vetëm “përmes angazhimit të drejtpërdrejtë midis” Ukrainës dhe Rusisë.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim të plotë për kohëzgjatjen e negociatave të propozuara – diçka që Putin e përjashtoi më herët të enjten.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha të enjten se mendonte se “do të ishte shumë mirë” nëse të dy udhëheqësit do të takoheshin.

Kremlini konfirmoi se e kishte marrë letrën dhe se Putini do të informohej për të.

Toni i letrës ishte sfidues, madje tallës, duke tërhequr vëmendjen ndaj sulmeve të fundit të Ukrainës në territorin rus.

Zelensky deklaroi se “pas 26 vitesh në pushtet, mosha po fillon të ndikojë” te Putini.

Letra përmbante edhe një ftesë.

“Ukraina propozon përfundimin e kësaj lufte përmes një angazhimi të drejtpërdrejtë midis nesh — dhe jush. Unë po propozoj një takim”, shkroi Zelensky.

/Klankosova.tv 

lajme të ngjashme