Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Padeli në rritje në Kosovë, Kika: Deri në fund të vitit do të realizohen 40 fusha (VIDEO)

NULL NULL
05.06.2026 08:24

Edicioni i katërt i turneut Prishtina Padel Open do të mbahet më 20 dhe 21 qershor 2026, në ambientet e “Padel Zone Prishtina”.

Organizatori Jusuf Kika tha se padeli është bërë trend global dhe se edhe në Kosovë sporti po shënon rritje të shpejtë, duke kontribuar në zgjerimin e tij në qytete të ndryshme.

Sipas tij, deri në fund të vitit pritet të arrijnë rreth 40 fusha të padelit në vend, ndërsa theksoi se sporti ka filluar të zhvillohet fuqishëm pas pandemisë, duke tërhequr gjithnjë e më shumë lojtarë dhe figura të njohura.

“Sporti i padelit daton nga vitet ’60, por pas pandemisë e ka shpërthimin e madh që po e përjeton sot. Edhe shumë figura eminente po ndikojnë që me u zhvillu. Është sport atraktiv, nuk kërkon ndonjë talent të veçantë. Është sport rekreativ. Munden me lujt 4 persona.

“Prej tenisit dallojnë muret, dhe luhet dy kundër dy. Ne në kuadër të federatës do të mundemi me i suportu qendrat e padelit, mirëpo investimet kryesisht po ndodhin nga persona të tjerë. Vetëm në Prishtinë 7 ose 8 qendra të padelit do të hapen edhe në Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë…”, tha Kika. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme