Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkaktoi shqetësime në rrugë, arrestohet i dehuri në Ferizaj – i kapet edhe një thikë

NULL NULL
05.06.2026 08:24
Shkaktoi shqetësime në rrugë, arrestohet i dehuri në Ferizaj - i kapet edhe një thikë
Shkaktoi shqetësime në rrugë, arrestohet i dehuri në Ferizaj - i kapet edhe një thikë

Një person është arrestuar nga policia në Ferizaj pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, kishte shkaktuar shqetësime në rrugën “Shaqir Hasani” në këtë qytet.

Policia njoftoi se  rasti ka ndodhur të enjten, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë ndalimit nga zyrtarët policorë, tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë (thikë), ndërsa është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor nga njësitet reaguese. Pas testimit me alkooltest, ka rezultuar se ishte në ndikim të alkoolit 0.79 promila

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore.

 

lajme të ngjashme