Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë NULL NULL 05.06.2026 08:45 05.06.2026 08:45 Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë Është arrestuar një person në Graçanicë nën dyshimet për veprën penale të dhënies ose marrjes së ryshfetit në lidhje me procesin e votimit. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se arrestimi është kryer mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 20:00, transmeton Klankosova.tv. Në kuadër të hetimeve, policia ka intervistuar edhe dy dëshmitarë, ndërsa ka realizuar kontroll edhe në shtëpinë e të dyshuarit. “Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë konfiskuar material për votim dhe katër telefona mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia.