Zelensky njofton zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes NULL NULL 02.01.2026 23:52 02.01.2026 23:52 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi sot qëllimin e tij për të zëvendësuar Ministrin e Mbrojtjes, Denis Shmihal, duke deklaruar se ia ka ofruar këtë post Mihailo Fedorov, zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër aktual i Transformimit Dixhital. “Vendosa të ndryshoj strukturën e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës. I ofrova Mikhail Fedorov pozicionin e Ministrit të ri të Mbrojtjes të Ukrainës”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm të transmetuar në mediat sociale, transmeton Klankosova.tv Sipas tij, “Mihail është shumë i përfshirë në çështjet që lidhen me dronët dhe punon shumë në mënyrë efektive në dixhitalizimin e shërbimeve dhe proceseve publike”. Presidenti ukrainas, megjithatë, nuk e shpjegoi vendimin e tij për të zëvendësuar ministrin aktual të mbrojtjes, Denis Shmyhal, një ish-kryeministër i cili u emërua në këtë post më pak se një vit më parë, në korrik 2025. /Klankosova.tv