Zejnullah Gashi zgjedhet kryeprokuror i Prishtinës NULL NULL 11.12.2023 10:51 11.12.2023 10:51 Është mbajtur mbledhja e 238-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Në këtë takim, është bërë zgjedhja e kryeprokurorit të Prishtinës. Në këtë pozitë u votua Zejnullah Gashi. Gashi arriti t’i marrë shtatë vota. Ndërkaq kundër votuan dy, dhe pati edhe një abstenim. Kryesuesi i KPK-së Jetish Maloku, tha se kandidatja Fitore Sadikaj, nuk i ka plotësuar kriteret. Mandati i kryeprokurorit të Prishtinës është katëvjeçar.